Projekte në zbatim
Ne i mbështesim fëmijët dhe të rinjtë që të arrijnë potencialin e tyre të plotë!
Struktura dhe Kapacitetet
KIDC operon me një ekip multidisiplinar që përfshin:
- Psikologë dhe terapistë
- Mësues dhe ekspertë edukimi
- Ekspert financiar
- Profesionistë të fushave të ndryshme dhe vullnetarë
Organizata ka përvojë të konsoliduar në menaxhimin e projekteve, zbatimin e aktiviteteve në terren dhe bashkëpunimin me institucione publike dhe organizata ndërkombëtare.
Shkolla “Naim Frashëri”
Projekt i mbështetur nga Council of Europe dhe European Union, që synon promovimin e arsimit gjithëpërfshirës dhe luftën kundër diskriminimit në shkolla.
Bashkia Pustec
Projekt në bashkëpunim me Bashkinë Pustec, i fokusuar në mbështetjen psiko-sociale dhe përfshirjen e familjeve vulnerabël dhe personave me aftësi të kufizuara.
Vzion Children in Korçë
Projekt i mbështetur nga Vision OJF, që synon përmirësimin e mirëqenies së fëmijëve përmes edukimit, shëndetit dhe ndërhyrjeve psiko-sociale.
