Zbuloni potencialin e fëmijës suaj

Ndikimi Ynë

Çiljeta Simaku është Psikologe Klinike dhe Drejtuese Ekzekutive e KIDC, Korça .

Me mbi 17 vite eksperiencë në shëndet mendor, zhvillim komunitar dhe menaxhim projektesh. Ajo ka udhëhequr dhe zbatuar programe të financuara nga organizata ndërkombëtare si UNICEF, WHO, Bashkimi Europian dhe Këshilli i Europës, me fokus në mbështetjen e fëmijëve, të rinjve, grave dhe komuniteteve në nevojë.
Me përvojë në drejtimin e ekipeve multidisiplinare dhe menaxhimin e projekteve komplekse, ajo ka trajnuar mbi 800 profesionistë dhe pjesëmarrës në nivel kombëtar. Çiljeta është e angazhuar në promovimin e mirëqenies mendore, përfshirjes sociale dhe fuqizimit të individëve dhe komuniteteve për një zhvillim të qëndrueshëm.

Çfarë bëjëm Ne

KIDC zhvillon veprimtarinë e saj duke mbështetur kategori të ndryshme të komunitetit:

Për Fëmijët

Ofrohen shërbime psiko-sociale, terapi zhvillimore, programe edukative dhe aktivitete që ndihmojnë në zhvillimin e aftësive sociale, emocionale  fëmijëve me aftësi të kufizuara dhe atyre në situatë vulnerabël.

Për të Rinjtë

Organizata ofron këshillim psikologjik, aktivitete edukative dhe sociale, si dhe programe për zhvillimin e aftësive jetësore dhe profesionale, duke nxitur pjesëmarrjen aktive në komunitet.

Gratë & Vajzat

 Për gratë dhe vajzat, KIDC ofron mbështetje psiko-sociale, programe fuqizimi ekonomik dhe social, si dhe trajnime për zhvillimin e aftësive profesionale dhe rritjen e pavarësisë.

Për Familjet

Për familjet, ofrohet këshillim familjar, mbështetje për prindërimin pozitiv dhe ndërhyrje për përmirësimin e marrëdhënieve familjare, veçanërisht për familjet në vështirësi.

Komunitetin

Për komunitetin, zhvillohen fushata ndërgjegjësuese, aktivitete sociale dhe ndërhyrje që promovojnë përfshirjen sociale, shëndetin mendor dhe bashkëpunimin ndërmjet aktorëve lokalë.

Projekte të realizuara

Kemi shifra që na shtyjnë të japim më të mirën tonë dhe sigurohen që të thyejmë rekordet tona. Jemi të lumtur që po rritemi dhe po ndihmojmë më shumë ditë pas dite.

SMS for Prespa (Sport – Wellness – Health for Prespa)

Projekt i mbështetur nga KfW, i cili promovoi shëndetin mendor përmes aktiviteteve sportive dhe komunitare në zonën e Prespës.

Early Identification and Intervention in Children’s Development

Projekt i mbështetur nga Global Albanian Foundation, i fokusuar në identifikimin e hershëm të vështirësive zhvillimore tek fëmijët dhe ndërhyrjen terapeutike.

Therapeutic and Psychosocial Services for Vulnerable Children and Families

Program i mbështetur nga Vision OJF, që ofron shërbime të vazhdueshme për fëmijë dhe familje në nevojë.

Iniciativa të mbështetura nga Open Society Foundation

Projekte të fokusuara në mbështetjen e fëmijëve me aftësi të kufizuara, këshillimin familjar dhe ndërgjegjësimin për shëndetin mendor.

Një kauzë, shumë duar

Translate »